Vuçiq sot do të takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e delegacionit të BE

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 09:16
Vuçiq sot do të takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e delegacionit të BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të KUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq sot në orën 08:30 në Beograd do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Temë e takimit do të jetë gjendja aktuale në Kosovë, pas ngjarjeve në Banjskë, kur në përleshje mbeti i vrarë një polic i Kosovës, si dhe katër terrorist serbë.

(Kosova Sot Online)