Dy terroristët serbë të arrestuar në Banjskë dërgohen në Gjykatë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 10:11
Dy terroristët serbë të arrestuar në Banjskë dërgohen në Gjykatë

Dy serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjykata Themelore në Prishtinë mbrëmë ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)