Osmani për Afrim Bunjakun: Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij, tani ai është hero i Kosovës

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 10:28
Osmani për Afrim Bunjakun: Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij, tani ai është hero i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se polici Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri, duke rënë për Kosovën e ka përjetësuar jetën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se tani ai është hero i Kosovës.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.

Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.

Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)