Qeveria serbe e shpall ditën e nesërme ditë zie kombëtare

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 10:44
Qeveria serbe e shpall ditën e nesërme ditë zie kombëtare

Serbia e ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e nesërme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qeveria e Serbisë shpalli ditë zie të mërkurën, me rastin e vdekjes së katër serbëve të dyshuar për vepra terroriste në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë serbe, kërkohet nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike “që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt viktimave në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)