Policia e Kosovës shpërndanë pako me ushqime për qytetarët e Banjskës

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 10:50
Policia e Kosovës shpërndanë pako me ushqime për qytetarët e Banjskës

Policia e Kosovës për qytetarët e fshatit Banjskë në Zveçan, i ka shpërndarë rreth 100 pako ushqimore, ku dy ditë më parë pati sulme ndaj Policisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fotografitë janë shpërndarë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, nga Lista “Guxo”, pjesë e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas saj, Policia e Kosovës është e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e komunitetit lokal dhe shpërndarjen e furnizimeve thelbësore derisa hetimet për sulmet e fundit terroriste janë duke u zhvilluar.

(Kosova Sot Online)