Policia e Kosovës e largon nga Banjska një autoblindë që u përdor nga sulmuesit serbë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 11:28
Policia e Kosovës e largon nga Banjska një autoblindë që u përdor nga sulmuesit serbë

Policia e Kosovës ka larguar edhe një autoblindë që dyshohet se është përdorur nga terroristët serbë gjatë ditës së diele, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dielën Policia e Kosovës është sulmuar nga persona të armatosur rëndë në Banjskë të Zveçanit. më pas, të dyshuarit janë vendosur në manastirin e fshatit dhe në mbrëmjë Policia ka marrë në kontroll manastirin dhe zonën përreth.

Nga ky sulm ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, një është plagosur dhe dy janë lënduar. Të vdekur ka pasur edhe nga sulmuesit serbë.

(Kosova Sot Online)