
Ministri i Jashtëm i Italisë thotë se i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që t’i kthehen dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas sulmeve të së dielës në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tajani ka shkruar në Twitter se ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka shtuar se ka kërkuar nga të dy që të kthehen në dialog.
“Ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të parandaluar përleshjet e mëtejshme”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)