
Deputeti gjerman: Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i Vuçiqit

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Vuçiq, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.
Ai tutje ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.
“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiq. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.”, ka shkruar Hacker.
Leider ist Lügen ein zentrales Element des Handelns von Präsident #Vucic. Der Vorwurf ethnischer Säuberungen im #Kosovo ist grundlegend falsch. Srpska Lista muss die jüngsten Ereignisse verurteilen + zeigen, dass sie bereit, ist ein konstruktiver Partner zu sein. (TH) #Serbien
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) September 26, 2023
(Kosova Sot Online)