Nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve për sulmin terrorist në Banjskë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 12:52
Nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Dushan Maksimovic, Dejan Vasiq.

Dyshohet se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake.

(Kosova Sot Online)