Deri në korrik të këtij viti, diaspora solli kesh në Kosovë plot 754 milionë euro
Dërgesat e parave nga mërgata kosovare kryesisht janë nga Gjermania, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vetëm deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro.
“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%”, thuhet në raportin e BQK-së.
(Kosova Sot Online)