
Momenti kur Radojiçiq dhe terroristët e tjerë vërejnë dronin, ja si reaguan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës gjatë ditës së diele, përcjell “Kosova Sot Online”
Në këto pamje shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, për të cilin Sveçla ka thënë se është udhëheqësi i grupit terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pamjet janë filmuar nga droni i Policisë së Kosovës, derisa në pamje shihet edhe momenti kur terroristët vërejnë dronin.
(Kosova Sot Online)