Sveçla për armatimin e konfiskuar në Banjskë: Këto të gjitha janë armë të ushtrisë serbe

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 14:08
Sveçla për armatimin e konfiskuar në Banjskë: Këto të gjitha janë armë të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armët që janë zënë në Banjskë janë të ushtrisë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Sveçla tha se ky lloj armatimi nuk mund të gjenden në tregun e zi.

“Këso lloj armësh nuk mund të ketë në treg të zi. Këto të gjitha janë armë të ushtrisë serbe. Këta raketahedhësit e krahut janë prodhim i vitit 2021, ka mina edhe antitank të vitit 2022, d.m.th. ky lloj armatimi nuk mund të gjenden në tregun e zi, nuk janë mbetje e luftërave të viteve të 90’ta, këto janë transportuar drejtpërdrejt nga Serbia. Vlera e gjithë armatimit sipas një llogaritje të shpejtë është 5 milionë euro dhe nuk ka askush që të mbulojë financiarisht një angazhim të tillë”, tha ai

(Kosova Sot Online)