Cili do të jetë roli i BE-së për t’i ndëshkuar terroristët që ikën në Serbi, Stano: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 14:14
Cili do të jetë roli i BE-së për t’i ndëshkuar terroristët që ikën në Serbi, Stano: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot është pyetur se nëse do të ketë rol ndërmjetësues për t’i vënë para drejtësisë pjesëtarët e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës të dielën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano ka thënë se BE-ja e ka të rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në këtë sulm terrorist të vihen para drejtësisë, por tha se sa i përket ndërmjetësimit do të bëjë atë që ka në mandat.

Stano tha se duhet të shikohet se kush e organizoi dhe se kush e ekzekutoi sulmin terrorist.

“E kam përsëritur shpesh që për ne është e rëndësishme që të gjitha faktet të vendosen. Një qartësim dhe hetim i plotë se çfarë ndodhi, kush ishte pjesëmarrës, kush organizoi dhe kush është përgjegjës për këtë sulm terrorist të vihen para drejtësisë. Duhet të shohim se kush e organizoi atë, kush e ekzekutoi këtë sulm terrorist. Dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, padyshim”, tha Stano në konferencën e sotme.

(Kosova Sot Online)