Sveçla për terroristët serbë: Plani ka qenë që të zbresin më në jug

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 14:20
Sveçla për terroristët serbë: Plani ka qenë që të zbresin më në jug

Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se plani i grupit të armatosur ishte që të zbrisnin deri në vijën e lumit Ibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më pas, sipas Sveçlës ata planifikonin “që të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”.

“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)