Von Cramon pas publikimit të videos nga Sveçla pyet BE-në: Kur do të sanksionohen këta njerëz

  • E.k /
  • 26 September 2023 - 14:59
Von Cramon pas publikimit të videos nga Sveçla pyet BE-në: Kur do të sanksionohen këta njerëz

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq në krye, përcjell “Kosova Sot Online”.

Von Cramon ka pyetur zyrtarët e Bashkimit Evropian , se kur Bashkimi Evropian do të sanksionojë këta persona ashtu siç kanë SHBA.

“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë).”, ka shkruar ajo në platformën X.

(Kosova Sot Online)