Sveçla: Vuçiq do të arrestohet nëse hyn pa leje në territorin e Kosovës

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 15:09
Sveçla: Vuçiq do të arrestohet nëse hyn pa leje në territorin e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Millan Radoiçiq, një ndër njerëzit më të afërt të presidentit serb Aleksander Vuçiq, është aktualisht duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin ushtarak të Beogradit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Personi që shihni në video duke folur me radiomarrës është Radoiçiç. Ai është në krye të grupit të terroristëve duke i drejtuar ata. Po ta shihni në video, në momentin që shohin dronin ata largohen”, tha Sveçla.

Sveçla ritheksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të arrestohet nëse hyn pa leje brenda territorit të Kosovës.

“Do të arrestohet çdokush që hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve të Republikës së Kosovës. Posaçërisht ai [Vuçiq] do të arrestohet nëse hyn pa leje në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është sjellje normale e një shteti normal. Nuk ka këtu çka të diskutohet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)