Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, ka shumë gjëra që ende nuk i dimë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 15:19
Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, ka shumë gjëra që ende nuk i dimë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u pyet për publikimet e ministrit, Xhelal Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.

Hovenier tha se e kishte pare postimin e Ministrit, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.

(Kosova Sot Online)