Ja pse Abott i shkoj Kurtit në Kryeministri

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 15:47
Ja pse Abott i shkoj Kurtit në Kryeministri

Një takim me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, e ka zhvilluar ambasadori britanik, Nikolas Abott, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky takim mësohet se kishte të bëjë kryekëput për zhvillimet e fundit në vend, konkretisht ngjarjen terroriste në veri.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, edhe ambasadori amerikan zhvilloi takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Diplomati amerikan theksoi se ajo çfarë ndodhi në Kosovë ishte një sulm serioz i rëndë.

Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave. 

(Kosova Sot Online)