Hovenier: SHBA po bashkëpunon me Kosovën për të zbuluar atë çka ndodhi në veri

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 16:26
Hovenier: SHBA po bashkëpunon me Kosovën për të zbuluar atë çka ndodhi në veri

Pas një takimi që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjen e 24 shtatorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se disa gjëra dihen dhe disa të tjerë duhet të merren vesh për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator kundër Policisë së Kosovës që la të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Për këtë, Hovenier tha se SHBA po bashkëpunon me Kosovës për të zbuluar atë çka ndodhi dhe motivet e saj.

“Shërbimet e sigurisë të SHBA-së janë duke punuar ngushtë me shërbimet e sigurisë të Kosovës dhe partnerët e tjerë për të kuptuar mirë atë çka ka ndodhur dhe motivet”.

(Kosova Sot Online)