Kurti: Serbëve të Banjskës policia u çoi pako ushqimore

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 17:30
Kurti: Serbëve të Banjskës policia u çoi pako ushqimore

Policia e Kosovës, krahas operacionit anti-terror, ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore te banorët serbë të Kosovës në Banjskë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai i ka falënderuar ata për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.

“Krahas operacionit të saj anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.


(Kosova Sot Online)