Ja me sa vite mund të dënohen personat që u arrestuan në Banjskë

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 17:58
Ja me sa  vite mund të dënohen personat që u arrestuan në Banjskë

Se sa mund të dënohen personat e arrestuar në Banjskë të Zveçanit, që u arrestuan për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, ka treguar avokati Arbër Jashari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se varet se me cilën vepër penale ngarkohen të dyshuarit.

“Varësisht prej cilës vepër pernale, më e pakta 20-15 vjet burgim, më së shumti, dikush ndoshta mund të dënohet me burgim të përjetshëm, por krejt varet prej veprimeve inkriminuese”, tha ai.

“Janë disa vepra penale më të lehta, ose më të rënda”, tha ai.


(Kosova Sot Online)