Lavrov: Finlanda i është bashkuar projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 22:20
Lavrov: Finlanda i është bashkuar projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara

Vendi i fundit evropian që ka shkaktuar zemërimin publik të figurave të larta të Kremlinit është Finlanda, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga bisedimet me homologun e tij tunizian, ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov, tha se vendi nordik kishte shkatërruar statusin dhe reputacionin e tij neutral dhe i është bashkuar “projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara”.

“Jam i befasuar me shpejtësinë me të cilën Finlanda ka shkatërruar statusin e saj neutral dhe reputacionin e saj dhe i është bashkuar projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara”, tha Lavrovi në një konferencë për media, raporton “Skynews".

Ai e përshkroi propozimin e Elina Valtonen, ministres së jashtme finlandeze, se rusët duhet të paguajnë “një çmim” për atë që po ndodhte në Ukrainë si “absolutisht të dëshpëruar”.

“Zonja Valtonen, me sa duket, është ende një diplomate e papërvojë, sepse ajo e ka thënë hapur pse vendosen këto sanksione: për të dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.

Pak më shumë se një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda i dha fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak dhe të mbështetjes te vetja, për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

(Kosova Sot Online)