Mbi 13.000 persona të larguar nga Karabaku arrijnë në Armeni

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 18:42
Mbi 13.000 persona të larguar nga Karabaku arrijnë në Armeni

Mbi 13.000 persona që u larguan nga Nagorno-Karabaku kanë arritur në Armeni, thanë zyrtarët, në një eksod masiv që pasoi një ofensivë të Azerbajxhanit që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Autoritetet në Nagorno-Karabak, ndërkaq, thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe pothuajse 300 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në një pikë karburanti, teksa qytetarët që po largoheshin nga rajoni për në Armeni po furnizohesh me karburante.

Shpërthimi, ende i pashpjegueshëm, jashtë kryeqytetit rajonal Stepaankert ndodhi më 25 shtator, në mes të një eksodi gjithnjë e më kaotik.

Bakuja është zotuar se do të trajtojë mirë banorët armenë etnikë që po ikin nga enklava. Nagorno-Karabaku ishte nën kontrollin e armenëve etnikë deri para një jave, por Qeveria armene ka paralajmëruar për një “spastrim të mundshëm etnik”.

(Kosova Sot Online)