Kurti: Dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 18:46
Kurti: Dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29

Për dhunën dhe agresionin e Serbisë që thotë të jetë intensifikuar, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti kujtoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur Serbia afër kufirit me Kosovën kishte dërguar avionë luftarakë MiG-29, si dhe ambasadori rus në Beograd ishte afruar kufirit me Kosovën.

Kurti thotë se Kosova është e vendosur për ta mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.

”Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)