Murati pyet: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 20:26
Murati pyet: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, në Qeverinë e Albin Kurtit, ka shtruar një pyetje për Bashkimin Evropian.

Kjo pasi përmes dronit është kapur fotografia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, ku shihet pjesë e aksionit terrorist, të së dielës në veri të vendit.

Për këtë Murati e ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë unioni pasi kandidatja kryesore për anëtarësim, Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist në Kosovë.

Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në Twitter.

(Kosova Sot Online)