Nenad Rashiq: Ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 08:23
Nenad Rashiq: Ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka komentuar zhvillimet në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ka pasur informata se afër kufirit në Rashkë ka një kamp ushtarak.

“Ka qenë ashtu, para 3 muajsh, pas rrëzimit të barikadave, ka ekzistuar një informatë, e mora edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka armatim në formën që ka spekulime dhe besohet që ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po veprojnë sipas ushtrimeve militare, ku do të përgatitet për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk e kam ditë nuk kam dëgju”, tha ai .

(Kosova Sot Online)