Bajrami:Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 11:26
Bajrami:Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e heroit Afrim Bunjaku, por ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se urgjentisht Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët.

“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.

Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)