Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë larg nga vendi ku u sulmua Policia

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 11:55
Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë larg nga vendi ku u sulmua Policia

Prokuroria Speciale ka njoftuar se katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, janë liruar dje, përcjell “Kosova Sot Online”.

SIpas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)