Elvis Hoxha: Lajçaku është mercenar që nuk ka turp

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 12:43
Elvis Hoxha: Lajçaku është mercenar që nuk ka turp

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, në një intervistë është pyetur për të dërguarin i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçakun, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Do t’iu pyesja, besoni se Miroslav Lajçak do të shkojë të takojë sërish kryeministrin Kurti?” – ishte pyetja e moderatorit.

Në përgjigjen e tij, Elvis Hoxha e quajti Lajçakun një mercenary që nuk ka turp.

Tutje, Hoxha tha se “ai mbron çështjen e vetë serbo-ruse”.

“Lajçaku është mercenar. Një mercenar nuk ka turp. Mercenari nuk ka turp. Nëse e shikojmë nga pozitat tona, ne e gjykojmë si mercenar. Po ta shohim nga pozitat e serbëve e rusëve, ai është partizan i tyre, ushtar i tyre. Edhe si ushtar i tyre, s’ka pse të ketë turp. Ai mbron çështjen e vetë serbo-ruse. Ky njeri nuk ka turp, kështu që ky do vazhdojë të vrapojë mbase do të marrë bileta të takojë prapë Escobarin në Nju Jork, Uashington” – deklaroi Hoxha.

(Kosova Sot Online)