Kamberi i drejtohet Vuçiqit: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 13:52
Kamberi i drejtohet Vuçiqit: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënë presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vras serbët.

“Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.

(Kosova Sot Online)