Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 14:43
Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në veri të Kosovës, ku një grup kriminelësh të drejtuar nga Milan Radojcic kanë vrarë një polic të Kosovës derisa ishte në krye të detyrës dhe kanë plagosur dy të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kisha Ortodokse ka shprehur ngushëllime “për familjet e viktimave” .

Në reagimin e tyre thonë se iu vjen keq që shumë “nga Prishtina dhe bota, por edhe më tragjike, gjithashtu nga Beogradi”, që kanë provuar ta bëjnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe fajtore për ngjarjet tragjike.

“Synimi i atyre që me çdo kusht duan ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)