Sveçla: Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 15:37
Sveçla: Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje, Sveçla se janë duke u shtuar pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se po shtohen dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku.

(Kosova Sot Online)