Osmani e pret kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 15:44
Osmani e pret kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin

Me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, sot pasdite do të takohet presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani sot ka ftuar për takim kryetarët e partive opozitare për ngjarjet e fundit në veri të vendit. Paradite në Presidencë ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këto takime prezent ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Lajmin për takimin e Osmanit me kreu e PDK-së e ka konfirmuar për Express drejtori i komunikimit në PDK, Valmir Klaiqi.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)