Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 47-vjeçares nga Klina

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 15:47
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 47-vjeçares nga Klina

Policia në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Drita Colaj, e cila është zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drita Colaj është lindur më 4 janar të vitit 1976 në Zllakuqan të Klinës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion se ku ndodhet personi i zhdukur të lajmërojë Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

DRITA (Bardhec) COLAJ e lindur me 04.01.1976 në Zllakuqan-Klinё.·

PERSON I ZHDUKUR·

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)/ – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë/ – E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)