Sulmohet një grua nga qentë endacakë, publikohet fotografia

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:14
Sulmohet një grua nga qentë endacakë, publikohet fotografia

Mëngjesin e sotëm afër QKUK’së, një grua është kafshuar nga qentë endacakë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur Albenita Gashi, e cila tha se gruaja është e afërm e saj dhe nuk dëshiron të bëhet publike emri i saj.

Albenita thotë se edhe ajo është kafshuar nga qentë endacakë para tre muajsh dhe një mike e saj para dy muajsh.

“Sot në mëngjes afër QKUK-së është kafshuar nga qentë endacak një zonjë e afërt e cila nuk do që të jetë publike. Para 2 muajve u kafshua një mike e imja me kombësi të huaj e cila poashtu nuk e ka bërë rastin publik. Para 3 muajve derisa po kthehesha nga fitnesi edhe unë u sulmova nga qentë endacak por fatmirësisht iu shpëtova kafshimeve.”

“Unë ju bëj THIRRJE të gjithë qytetarëve që të raportojnë çfarëdo rasti të ngjajshëm dhe të mos ndihen aspak të turpëruar. Në vend të turpit e ndrojtjes kërkoni kujdesin mjekësor urgjent si dhe raportoni menjëherë incidentin. Në fakt raportimi dhe informimi është një veprim i përgjegjshëm që ndihmon në ngritjen e sigurisë dhe shëndetit publik. Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, ka shkruar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)