Zbulohet arsyeja pse Lajçak u takua në Bruksel me komandantin e ri të KFOR’it

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:18
Zbulohet arsyeja pse Lajçak u takua në Bruksel me komandantin e ri të KFOR’it

Komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutaş, e ka pritur në zyrën e tij emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)