Sarrazin: Ka qëndrime diametralisht të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket ngjarjeve në Veri

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:25
Sarrazin: Ka qëndrime diametralisht të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket ngjarjeve në Veri

Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka qenë një sulm kriminal dhe terrorist, ka deklaruar emisari për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sarrazin ka thënë se prapavijë e sulmit mbetet ende e paqartë.

I pyetur për rolin e Rusisë në destabilizimin e Veriut, Sarrazin ka thënë se „me siguri ka një ndikim, por se askush nuk e di se sa larg shkon‘, shkruan Express.

Emisari gjerman tutje ka shtuar se „Putin mund të jetë një justifikim I lehtë për disa qarqe në Beograd që ndezin zjarrin dhe më pas bëjnë me gisht drjet Putinit dhe pretendojnë se nuk mund ta kishin ndalur atë“.

Sa i përket vazhdimit të dialogut për normalizim dhe rolin gjerman, Sarrazin ka thënë se rruga drejt zgjidhjes kalon përmes dialogut dhe udhëhequr nga BE dhe anëtarësimit në BE.

Ai ka thënë se Gjermania mund “të jetë një violinë e rëndësishme, por vetëm si pjesë e koncertit të BE-së ku dirigjentë janë Lajcak e Borell“.

Kur gazetari e pyeti nëse pajtohet me deklaratën e Vuçiqit se „sulmuesit ishin provokuar nga terrori i kryer nga Policia e Kosovës ndaj serbëve“,  Sarrazin tha se një përshkrim i tillë “është i gabuar dhe nuk paraqet pasqyrë të vërtetë të ngjarjeve gjatë fundjavës”.

Sarrazin ka thënë se ka qëndrime diametralisht të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket ngjarjeve në Veri dhe sipas tij kjo paraqet „rrezik për konflikte dhe përshkallëzim në të ardhmen‘.

(Kosova Sot Online)