Ja si ndodhi arratisja e Radojiçiqit në vitin 2018

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 18:26
Ja si ndodhi arratisja e Radojiçiqit në vitin 2018

Pyetjes: Nëse ka pasur mbështetje ose pajtim politik që të mos ndodh arrestimi i Milan Radojiçiq në vitin 2018, ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i është përgjigjur se ka pasur “misionarë” që kërkonin që t’i hiqet fletëarresti Radojiçiqit dhe që të kthehet në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hoxha tregon se si u përgjigj këtyre “misionarëve”.

“Nuk mund ta them, nuk mund të aludojë në diçka të tillë se nuk kam pasur aso informacione. Unë e di që ka pasë lëvizje se qysh me ia bë, le të kthehet, me ia hjek fletëarrestin. Unë iu kam përgjigjur “misionarëve” të tillë se vetëm sipas kodit të procedurës penale, le të bashkëpunojë me drejtësinë, le të dorëzohet, ne do t’ia japim ato prioritetet të cilat i takojnë, përndryshe edhe ai duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdokush tjetër”, tha Hoxha.


(Kosova Sot Online)