Kisha Ortodokse Serbe del me njoftim: Po dëshirojnë të na zhdukin nga Kosova

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 18:32
Kisha Ortodokse Serbe del me njoftim: Po dëshirojnë të na zhdukin nga Kosova

Në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës, të cilin e udhëhoqi Milan Radojiçiqi, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe, Kisha Ortodokse Serbe ka publikuar edhe një reagim tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në reagimin e tyre, Kisha Ortodokse thekson se shumë në Prishtinë, botë e Beograd po dëshirojnë të protretizojnë këtë kishë si pjesëmarrëse e fajtore për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Me keqardhje, vërejmë se shumë nga Prishtina, bota, dhe tragjikisht, edhe Beogradi, nga këndvështrime të ndryshme ideologjike, po përpiqen me të gjitha mënyrat ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, apo edhe fajtore, në konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Synimi i atyre që janë të vendosur për ta tërhequr Kishën në konflikte tragjike është të zhdukn Kishën Serbe dhe besimtarët e saj nga Kosova e Metohia.” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse serbe.

(Kosova Sot Online)