Arifi i reagon Sinanit: Presheva nuk ka ditë zie!

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 20:14
Arifi i reagon Sinanit: Presheva nuk ka ditë zie!

Për terroristët që sulmuan policinë në veri të Kosovës, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka mohuar se komuna që ai udhëheq ka zi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo ishte përgjigja e tij për ish-kryetaren Ardita Sinani, e cila e akuzoi atë se urdhërin e Vuçiqit për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.

“Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale”, shkruan ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)