Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte ta krijonte një konflikt në Veri të Kosovës

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 21:09
Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte ta krijonte një konflikt në Veri të Kosovës

Qëllimi i Serbisë ishte ta krijonte një konflikt në veri e Kosovës në kohën kur bota demokratike e ka fokusin te lufta në Ukrainë,, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se Vuçiq i aplikon planet e presidentit rus, Vladimir Putin kundër perëndimit.

Më tutje, ajo ka thënë se kjo është një luftë vlerash, autokratët në një anë dhe vlerat demokratike në anën tjetër.

’Gjithçka që është publikuar deri më tani, por edhe rezultatet e hetimeve të tjera që janë duke u zhvilluar do të dëshmojnë çdo ditë e më shumë se ky është një organizim i dirigjuar nga Serbia, në një situatë kur bota demokratike e ka fokusin në Ukrainë të fillojë edhe një konflikt në Ballkanin Perëndimor që destabilizon kontinentin evropian“, ka thënë Osmani.

Po ashtu, Osmani ka falënderuar liderët opozitarë për korreksinë gjatë takimeve të sotme për të disktuuar për situatën në Veri.

Të dielën një grup terrorist në veri sulmoi Policinë duke vrarë policin, Afrim Bunjaku, i graduar si hero i Kosovës nga presidentja, Vjosa Osmani. 

(Kosova Sot Online)