"Lista Serbe duhet ta marrë guximin të kërkojë që terroristat t’i dorëzohen autoriteteve"

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 08:15

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, vlerësoi që themelimi i Asociacionit, duhet t’i vihet si kusht Serbisë që pjesëtarët e grupit terrorist të cilët kanë ikur nga Manastiri i Banjskës, t’i dorëzohen institucioneve të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, një kërkesë të tillë duhet ta bëjë edhe Lista Serbe.

Tutje, Qalaj tha se për momentin Lista Serbe është armiku më i madh i Kosovës.

“Nuk jam kundër Asociacionit, por jam kundër derisa ata terrorista qëndrojnë të lirë në Serbi dhe nuk i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Ky do duhej të ishte kushti. Tani, Lista Serbe duhet ta marrë guximin të kërkojë që terroristat t’i dorëzohen autoriteteve, pra duhet ta pastrojnë veten. Tani për tani, Lista Serbe është armiku më i madh i Republikës së Kosovës”, deklaroi Qalaj

(Kosova Sot Online)