Zëdhënësi i KFOR-it: Nuk kemi dërguar përforcime në veri pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës
KFOR-i nuk ka dërguar përforcime në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv, u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë tre sulmues serbë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli, Andrea Gallieni tha se trupat janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme.
“Nuk ka përforcime, trupat e KFOR-it janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme.”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)