Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi e jo t’i ndërtojë ato

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 11:28
Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi e jo t’i ndërtojë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të ndëtojë ato, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

Tutje, Kurti shtoi se polici, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”.

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”.

(Kosova Sot Online)