
Lexoni edhe:
Ambasada e Serbisë në Hagë mori një aktakuzë të re kundër Sheshelit dhe katër radikalëve të tjerë
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi e ka injoruar zinë kombëtare të shpallur nga autoritetet e shtetit pë të vrarët ne sulmin kunder policisë së Kosovës me 24 shtator.
Zëdhënësi Peter Stano deklaroi për medie se BE-ja nuk glorifikon e vajton kriminelë dhe terroristë.
“Kemi parë që Serbia e ka shpallur dje ditë zie. Delegacioni i BE-së në Serbi nuk e uli flamurin e BE-së. Në përgjithësi, BE-ja është në thelb kundër glorifikimit dhe vajtimit të kriminelëve dhe terroristëve.” – citohet të ketë thënë ai.
Zëdhënësi evropian ka përmendur se zyra e BE-së në Kosovë vendosi flamurin në gjysmë shtizë në nderim të heroit Afrim Bunjaku, policit të vrarë nga grupi terrorist të dielën.
“Të hënën, Zyra e BE-së në Prishtinë ka vendosur flamurin e BE-së në gjysmë-shtizë për të nderuar policin e vrarë dhe policët e plagosur të Kosovës, viktima të sulmit të tmerrshëm terrorist të së dielës. Qëndrimi i BE-së për sulmin u shpreh qartë në deklaratat e HRVP-së (Josep Borrell) të lëshuar më 24 shtator. Për më tepër, sulmuesit nuk duhet të barazohen kurrë me viktimat.” – ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)