Rama: KFOR - i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 13:11
Rama: KFOR - i  duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, duke thënë se këtë propozim e ka bërë më parë në samitin e NATO-s, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.

Tutje, Rama tha se se shpreson që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas.

“Këtë e meriton dhe e pret që ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet të hajvallëkut. Kjo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, qoftë në këtë tryezë apo në tryezat e tjera më të larta. Jo se jam më i mençur se të tjerët, apo se lexoj të ardhmen, por thjesht se nuk jam i zënë me hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote apo s’jam i mbyllur në qerthuj e së shkuarës, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë. Në këtë sekondë sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale plumbat e trimave. Jam mësuar me klubin mediatik në Shqipëri dhe ata në Kosovë si vëlla i Vuçiçit. Ata në Kosovë më bëjnë top. Sinqerisht i kuptoj pa asnjë problem. Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjtë e krizave në Veriut të Kosovës, i neverisë. Të jeni të bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta, as nuk ma ndryshojnë vizionin. Gjithçka mund të përfundoj në gjakderdhje dhe në luftë. Po tani? Po më tej çfarë duhet pritur? Ç’duhet shmangur, dhe ç’duhet bërë e mundur. Shpresoj që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas. Dialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s”, pohoi Rama.

(Kosova Sot Online)