Rama tha se KFOR duhet ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Mihali: Heshtja e tij do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 13:20
Rama tha se KFOR duhet ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës,  Mihali: Heshtja e tij do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”

Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë.

Ndërsa, tutje ajo ka shtuar se mbase për disa ditë heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.

(Kosova Sot Online)