
Shaip Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku dje tha se në mesin e policëve të njësisë speciale të Kosovës kishte edhe shqiptarë të trajnuar nga Presheva, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kamberi ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, ka thënë ai.
President Vucic last night declared that in action of Banjska, among professional police of RKS, were also “trained criminals from Presheva”. I invite international community to act in prevention of any attempt by the serbian autocrat for revange toward Alb from Presheva Valley.
— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 28, 2023
(Kosova Sot Online)