Haziri: Suksesi i operacionit të Policisë për parandalimin e akteve terroriste, duhet të kapitalizohet në politikë

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 14:01
Haziri: Suksesi i operacionit të Policisë për parandalimin e akteve terroriste, duhet të kapitalizohet në politikë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se suksesi i Policisë së Kosovës për parandalimin e akteve terroriste, tash duhet të kapitalizohet edhe në politikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se është krijuar kjo rrethanë dhe se duhet të merret shembull koordinimi mes institucioneve dhe partnerëve edhe në zgjidhjen e problemeve politike.

“Suksesi i operacionit të Policisë për parandalimin e akteve terroriste, duhet të kapitalizohet në politikë. Politikës, respektivisht Qeverisë, i është krijuar një ambient e një rrethanë e re e cila mund të kapitalizohet me shembullin e njëjtë që u dëshmua në koordinim mes institucioneve, partnerëve dhe të dilet me një konkluzion të qartë se në çfarë mënyre e sheh mbylljen e dialogut me Serbinë”.

“Ky do të mbetet tregim i suksesshëm për ne, falë reagimit profesional të Njësive Operacionale të Policisë së Shtetit, por e pamjaftueshme për t’i mbyllur problemet nëse politika dështon në ditët dhe javët e ardhshme që ta kapitalizojë këtë sukses”.

(Kosova Sot Online)