Kurti kërkon nga shtetet mike të Kosovës t’i shpallin terroriste organizatat 'Mbrojtja Civile' dhe 'Brigada e Veriut'

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 13:59
Kurti kërkon nga shtetet mike të Kosovës t’i shpallin terroriste organizatat 'Mbrojtja Civile' dhe 'Brigada e Veriut'

Që t’i shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka kërkuar që sulmuesit që kanë arritur të ikin nga Kosova, të dorëzohen ose të ekstradohen tek organet e sigurisë në Kosovë. 

“Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet që të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtete tona mike, aleate, ashtu siç bëri Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)